• e hënë, 23 dhjetor 2024

Haradinaj: Nëse Kurti nuk gënjen sërish, presidentja Osmani t'i thërrasë partitë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme

Haradinaj: Nëse Kurti nuk gënjen sërish, presidentja Osmani t'i thërrasë partitë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme

Prishtinë, 22 mars 2024 (MIA) - Lideri i Aleancës për të ardhmen e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se mund të kalojë në opozitë që vendi të shkojë në zgjehdje të parakohshme, kërkoi nga presidentja Vjosa Omani të sqarohet lidhur me atë dhe t'i thërrasë partitë të arrijnë konsensus për shpërbërje të Kuvendit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Haradinaj përmendi se partia e tij tashmë një kohë të gjatë kërkon votim të mosbesimit për Qeverinë, por kryeministri deri më tani jo vetëm që ka kundërshtuar por edhe "është kujdesut të na përkujtojë kur është afati për zgjedhje të rregullta".

"Tani ka dalë me kërkesë për t'iu bashkuar opozitës për shpërbërje të Kuvendit. Çka ndryshoi ndërkohë!? Nëse preidentja e shtetit ështo e njoftuar me këtë ndryshim të kursit nga ana e kryeministrit? Shpërndarja e Kuvendit duhet të jetë rezultat i konsensusit politik. Presidentja duhet të sqarohet rreth kësaj çështjeje dhe eventualisht t'i thërrasë partitë politike në takim për të bisseduar për këët ndryhsim të kursit të kryeministrit", shkroi Haradinaj në profilin e tij në Fejsbuk.

Ish-kryeministri thotë se, megjithatë, është e mundut kjo të jetë "vetëm edhe një nga gënjeshtrat e" e Kurtit.

"Sot Kosova po përballet me situatë të ndjeshme edhe në planin politik por edhe në atë të sigurisë dhe kjo temë kërkon qartësi. Përveç nëse edhe ky ndryshim i kursit të Albin Kurtit nuk është vetëm edhe një nga gënjeshtrat e tij", shkroi Haradinaj. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR