• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hapja e Qendrës së Transplantit të Qelizave Hematopoietike Amë në Klinikën e Hematologjisë

Hapja e Qendrës së Transplantit të Qelizave Hematopoietike Amë në Klinikën e Hematologjisë

Shkup, 25 janar 2024 (MIA) - Në Klinikën Universitare të Hematologjisë, në një kat krejt të ri në sipërfaqe prej 800 metra katrorë, sot do të hapet Qendra për Transplantin e Qelizave Hematopoietike Amë. 

Qendra, siç njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë, është donacion i Ambasadës së SHBA-së, e cila përmes Komandës evropiane të armatës amerikane financiarisht e mbështetën ndërtimin me një milion euro. Mjetet e tjera janë siguruar nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë. 

Me këtë rast, fjalime do të kenë ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, Erik Mejer, zëvendës shefi i misionit të SHBA-së në shtet, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, dr. Irina Panovska Stavridis. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR