• e diel, 30 qershor 2024

Hapja e Jurop Haus në Veles

Hapja e Jurop Haus në Veles

Shkup, 28 qershor 2023 (MIA) - Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir dhe kryetari i Velesit, Marko Kolev sot zyrtarisht do ta hapin Jurop Haus të re në Veles. 

Jurop Haus Veles, siç informojnë nga Delegacioni i BE-së, është qendra e pestë në kuadër të rrjetit, të dedikuar si hapësirë për shkëmbim të ideve, nismave, aktivizmit dhe kulturës së të rinjve nga Velesi. 

Jurop Haus Veles do të përfshihet në rrjetin e zyrave të cilat Delegacioni i Bashkimit Evropian i hap në gjithë vendin që nga viti 2019. Për momentin punojnë katër zyra edhe atë në Shkup, Kriva Pallankë, Strumicë dhe në Manastir. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR