• e shtunë, 23 nëntor 2024

Hapet Qendra për osteoporozë dhe përurohet aparati i ri për matjen e dendësisë së eshtrave në SPQ "8 Shtatori"

Hapet Qendra për osteoporozë dhe përurohet aparati i ri për matjen e dendësisë së eshtrave në SPQ

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Në SPQ "8 Shtatori" sot u hap Qendra e osteoporozës dhe u përurua një aparat i ri për matjen e dendësisë së eshtrave - osteodensitometrin, me donacion nga Agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA.

"Kjo ngjarje paraqet një hap përpara në angazhimin tonë për të ofruar kujdes shëndetësor gjithëpërfshirës për qytetarët tanë. Dua të shpreh mirënjohjen time për këtë donacion të rëndësishëm nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nga Republika e Turqisë. Me futjen e këtij osteodensitometri do të përmirësohen kushtet për diagnostikimin dhe menaxhimin e osteoporozës. Një nga sfidat më të mëdha me të cilat ballafaqohemi në shëndetësi është ofrimi i shërbimeve në kohë për pacientët tanë.Osteodensitometri do të na mundësojë të përballemi drejtpërdrejt me këtë sfidë", tha ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Ai shprehu falënderim për, siç tha, punonjësit e përkushtuar shëndetësorë, të cilët do ta përdorin osteodensitometrin me profesionalizmin dhe kujdesin më të madh.

Kryetari i Ballkanit dhe Evropës Lindore në "Tika", Muhamed Unal shprehu kënaqësi nga hapja e Qendrës në Sektorin për Endokrinologji.

"TIKA prej 30 vitesh që nga themelimi i saj në vitin 1992 zbaton projekte për zhvillim dhe bashkëpunim në arsim, shëndetësi, ndihmë humanitare, restaurim dhe shumë fusha të tjera. TIKA aktualisht operon në 150 vende me 62 zyra në 60 vende. Zyra në Shkup, e cila funksionon në Maqedoninë e Veriut që nga viti 2005, i ka realizuar rreth 1.200 projekte në këto zona", tha ai.

Për donacionin në spital, falënderim shprehu edhe drejtori, Kristian Kostov.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR