• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hapet qendra për mjekësinë fetale e KGJO-së, donacion nga Greqia dhe profesor Kipros Nikolaides

Hapet qendra për mjekësinë fetale e KGJO-së, donacion nga Greqia dhe profesor Kipros Nikolaides

Shkup, 14 shtator 2023 (MIA) - Në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup sot është hapur Qendra për mjekësi fetale. Bëhet fjalë për një donacion nga Republika e Greqisë dhe nga Profesor Kipros Nikolaides.

Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe ministri Fatmir Mexhiti, i cili tha se sot është bërë një tjetër progres në modernizimin e sistemit shëndetësor.

"Reparti i ri i Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë, i pajisur me aparatura moderne për diagnostikim dhe terapi fetale, do të mundësojë skriningun e hershëm të grave shtatzëna, që nga ana tjetër nënkupton uljen e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë perinatale. Si rezultat i zhvillimit të mjekësisë fetale në këtë klinikë, kemi një rënie të ndjeshme të numrit të lindjeve të vdekura, të cilat në të ardhmen, me ndihmën e kësaj qendre, jam i bindur se do të vazhdojnë edhe më bindshëm këtë trend", theksoi Mexhiti.

Aparatet, siç sqaroi ministri, mundësojnë monitorimin e fetusit gjatë zhvillimit të tij si dhe zbulimin e të gjithë treguesve të mundshëm, të cilët mund të sjellin pasoja të padëshiruara.

"Me këtë rast dua të falënderoj ambasadoren për ndihmën e saj në përmirësimin e sistemit tonë shëndetësor. Po ashtu, përmes programit do të vendoset edhe trajnime profesionale, përmes eventeve edukative të vazhdueshme në fushën e mjekësisë fetale. Stafi ynë do të trajnohet nga ekspertë të lartë të ofruar nga Fondacioni i Mjekësisë Fetal. Fondacioni siguroi edhe pajisjet e nevojshme për zbatimin e të gjithë programit, i cili përfshin dy aparate ekografike, shtretër, kompjuterë, softuer dhe gjithçka që nevojitet për pajisjen e Departamentit të Mjekësisë Fetale, theksoi Mexhiti, duke uruar shumë histori të lumtura jetësore në klinikë.

Drejtoresha mjekësore e klinikës, Viktoria Jovanovska, tha se kjo klinikë është maternitet qendror, por edhe qendra më e madhe dhe më moderne për diagnostikimin e gjendjeve patologjike tek gratë shtatzëna në vendin tonë.

“Me hapjen e kësaj Qendre për mjekësi fetale, hapim të vetmen qendër diagnostikuese për format më të rënda të patologjisë tek nënat dhe fetuset, nënvizoi Jovanovska.

Siç shtoi ajo, pozicionin drejtues të klinikës e vërtetojnë edhe rezultatet e mëparshme të parandalimit të rrezikut tek pacientët, me të cilat diagnostikimi me kohë mundësoi një numër më të vogël të vdekjeve tek fetuset dhe nënat.

Kryetarja e Asociacionit për mjekësi fetale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ana Daneva Markova, tha se shpreson që me profesorin Kipros Nikolaides, me të cilin e filluan këtë projekt, në të ardhmen do të vazhdojnë zhvillimin dhe përmirësimin e mjekësisë fetale në vendin tonë. .

Profesori Kipros Nikolaides iu referua bashkëpunimit mes qeverive të dy vendeve, ndërsa kënaqësi me ngjarjen e sotme shprehu edhe ambasadorja e Republikës së Greqisë në vendin tonë", Sofia Filipidu. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR