• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hapet Poliklinika Saraj, do të shërbejë 45 mijë banorë

Hapet Poliklinika Saraj, do të shërbejë 45 mijë banorë

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Filloi me punë Poliklinika e re Saraj, që do të shërbejë mbi 45 mijë banorë. Investimi është me vlerë prej 79 milionë denarëve, të siguruara nga Ministria e Shëndetësisë. Institucioni i ri shëndetësor është lëshuar në përdorim sot në prani të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, zëvendës kryeministri Artan Grubi dhe ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

Poliklinika në Saraj do të ofrojë kujdes shëndetësor për qytetarët e mbi njëzet vendbanimeve (përfshirë Bojanën, Matkën, Kopanicën, Çajlanin, Bukoviqin, Kondovën, Lubinin, Radushën, Shishevën, Svilaren e Poshtme dhe Svilaren e Sipërme, Gërçecin, Krushopekun, Laskarcën e tjera). Deri më tani, pacientët nga kjo komunë i përdornin shërbimet shëndetësore në poliklinikën më të afërt të Gjorçe Petrovit.

"Ky është sukses i përbashkët, me të cilin duhet të krenohemi. Poliklinka e re do të jetë pjesë e Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe me çka do të kontribuojë për mbrojtje edhe më efikase shëndetësore të popullatës në pjesën e shëndetësisë primare. Në të do të sigurohen shërbime shëndetësore për mbrojtje parandaluese shëndetësore, repsektivisht do të funksionojnë pika vaksinimi për fëmijë nga mosha parashkollore dhe shkollore me stomatologji parandaluese për fëmijë", tha Mexhiti.

Krahas shërbimeve parandaluese, Poliklinika do të ofrojë edhe kujdes shëndetësor specialisto-konsultativ. Të pajisura janë, laboratori biokimik, kabineti i diagnostikimit me rreze X, një kabinet ORL dhe një kabinet dermatovenerologjik. 

"Për një funksionim të suksesshëm të poliklinikës, është siguruar staf mjekësor profesional, për të cilin në dhjetor të vitit të kaluar është realizuar edhe punësimi i 26 punonjësve shëndetësorë nga profile të ndryshme si: mjekë të mjekësisë, infermierë, laborantë dhe staf tjetër të dedikuar për Poliklinikën e Sarajit. Jemi plotësisht të përkushtuar për të forcuar shëndetin publik, përmes përmirësimit të infrastrukturës, duke blerë pajisje të reja, ilaçe të reja, gjithashtu duke investuar edhe në kapitalin njerëzor. Me të njëjtin ritëm vazhdojmë edhe në periudhën e ardhshme”, thekson Mexhiti.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski potencoi se shëndeti i qytetarëve është prioritet më i lartë, duke theksuar se i plotësojnë pritjet shumëvjeçare dhe nevojat e qyterarëve në këtë pjesë të Shkupit.

"Për herë të parë banorët e Sarajit marrin kujdes primar shëndetësor në vendbanimin e tyre. Me poliklinikën e re, lehtësohet qasja deri në trajtimin cilësor shëndetësor të banorëve nga kjo komunë. Me hapjen e Poliklinikës Saraj, investim me vlerë rreth 1,3 milionë euro, mjete buxhetore, sigurojmë kushte bashkëkohore për mjekim dhe shërbime shëndetësore poër mbrojtje parandaluese shëndetësore", tha Kovaçevski, duke u përqëndruar në investimet në përmirësimin e sistemit shëndetësor. 

Zëvendëskryeministri Grupi, e theksoi promovimin e përbashkët të projektit. "Tri parti politike pjesëmarrëse në Qeveri edhe LSDM dhe BDI dhe Aleanca bashkërisht promovojnë projekte, siç vazhdojnë bashkërisht, gjithashtu, të promovojnë lajme të mira për qytetarët përmes frontit evropian dhe premtojmë bashkërisht, të ardhme më të ndritur për të gjithë ne", tha Grubi.

Drejtori medicinal në Shtëpinë e Shëndetit "Shkup", Viktor Isjanovski theksoi se institucioni i tyre është plotësuar me edhe një poliklikinë dhe se me ministrin kanë edhe disa projekte të mëdha të cilat duhet t'i promovojnë. bsh/fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR