• e premte, 05 dhjetor 2025

Hapet Kosullata e përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Hapet Kosullata e përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

Strugë, 8 korrik 2025 (MIA) - Republika e Shqipërisë është fqinji ynë, partner rajonal në NATO, ndërsa marrëdhëniet dhe bashkëpunimi midis dy vendeve bazohen në besim, respekt dhe angazhim të ndërsjellë dhe qëllimet strategjike të të dy vendeve në kuadër të procesit të eurointergimit. Këtë e theksoi sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në hapjen e Konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në Strugë me ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Në ngjarje morën pjesë dhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, zëvendës ministri i Drejtësisë, Alen Dereban, deputetë...

Hapja e Konsullatës së përgjithshme në qytetin e poezisë, sipas Mucunskit, nuk do të përfaqësojë vetëm prani institucionale, por do të jetë edhe një urë e fuqishme komunikimi midis, siç tha, dy vendeve mike dhe fqinje dhe simbol i afërsisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. 

"Konsullata e përgjithshme do t'u ofrojë qytetarëve qasje më të lehtë në shërbimet konsullore dhe lidhje më të ngushtë me institucionet e dy vendeve, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për njerëzit që lëvizin përtej kufijve çdo ditë për shkak të lidhjeve familjare, biznesit, tranzitit ose turizmit. Kjo, megjithatë, do të kontribuojë në zhvillimin e shtuar ekonomik dhe turistik, si dhe në shkëmbimin më të madh kulturor. Hapja e kësaj Konsullate është një hallkë tjetër, e vlefshme në mozaikun e pasur të marrëdhënieve të shkëlqyera të cilat kemi kultivuar një periudhë të gjatë", theksoi Mucunski.

Hapja e Konsullatës së përgjithshme të Shqipërisë në Strugë, për ministrin shqiptar, Hasani, nuk është vetëm veprim diplomatik, por, theksoi, një shenjë konkrete e angazhimit për të qenë më afër qytetarëve të tyre, për të përforcuar lidhjet midis dy vendeve dhe për të thelluar bashkëpunimin në rajonin që kërkon stabilitet, zhvillim dhe të ardhme ekonomike.

"Në një kohë kur lëvizja e qytetarëve tanë është rritur ndjeshëm si për shkak të turizmit, ashtu edhe për shkak të angazhimeve sezonale dhe ekonomike, nevoja për shërbime konsullore po bëhet gjithnjë e më urgjente. Kjo Konsullatë nuk do të jetë vetëm zyrë për dokumente, por urë funksionale midis Shqipërisë dhe qytetarëve të saj, hapësirë ​​që i afron shërbimet dhe konfirmon kujdesin institucional", tha Hasani.

Konsullata, potencoi, do të zgjerohet edhe për Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Resnjën dhe rajonet e tjera, me qëllim qasjen më të lehtë në shërbime dhe lidhjen e komunitetit shqiptar me vendin e tyre amë.

Paraprakisht, ministrat Mucunski dhe Hasani patën takim tet-a-tet në Ohër, në fokus të të cilit, siç kumtoi MPJ, ishte promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. rq/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR