• e diel, 22 dhjetor 2024

Hapen ofertat për furnizuesin universal të energjisë elektrike për konsumatorët në tregun e rregulluar

Hapen ofertat për furnizuesin universal të energjisë elektrike për konsumatorët në tregun e rregulluar

Shkup, 13 janar 2024 (MIA) - Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje nga ana e komisionit të ekspertëve publikisht janë hapur ofertat pas thirrjes publike 09-12895/1 për dhënie të kontratës për furnizues universal me energji elektrike të publikuar më 11.12.2023.

Siç ka bërë të ditur Pres shërbimi qeveritar, konform informacioneve të Komisionit deri në afatin e shpallur kanë arritur oferta nga tre operatorë ekonomikë të cilët kanë ofruar marzhe bruto prej: 11.4%, 11.4% dhe 11.45%.

"Fillimisht është hapur oferta me numër arkivor 09-663/1 e datës 11.01.2024 arritur në orën 11:30. Është konstatuar se bëhet fjalë për grupin e ofertuesve EVN Maqedoni elektrodistribuimi SHPNJ Shkup - bartës dhe EVN Maqedoni SHA Shkup - anëtar i grupit. Marzha bruto e ofruar në këtë ofertë arrin 11.4%. Oferta e dytë e cila u hap me numër arkivor 09-663/2 nga data 12.01.2024 arriti në ora 10:40. Konstatohet se bëhet fjalë për EMV shitje SHPNJ Shkup. Marzhi bruto i ofruar në këtë rast është 11.4%. Oferta e tretë e cila u hap me numër arkivor 09-663/3 nga data 12.01.2024 ka arritur në orën 14:10. Konstatohet se bëhet fjalë për Grupin e ofertuesve EDS SHA Shkup, PAN INTERTREJD SHPNJ Shkup. Marzha bruto e ofruar në këtë ofertë është 11.45%, theksohet në kumtesë.

Sipas procedurës, pas vlerësimit të aftësisë ekonomiko-financiare dhe teknike të ofertuesve, operatorët ekonomikë, ofertat e të cilëve plotësojnë kushtet sipas kritereve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit do të ftohen të marrin pjesë në ofertën nëpërmjet ankandit elektronik ku si vlerë më e ulët fillestare do të merren marzhat e ofruara të operatorëve ekonomikë, ofertat e të cilëve plotësojnë kushtet konform kritereve të përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.

Ofertuesi që në ankandin elektronik do të ofrojë marzhën më të ulët do të ftohet të nënshkruajë Marrëveshjen për furnizim universal me energji elektrike.

Gjatë hapjes së ofertave, thuhet në kumtesë të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të autorizuar të disa prej operatorëve ekonomikë të cilët kishin dorëzuar ofertat, ndërsa të njëjtët nuk kanë pasur asnjë vërejtje për procesin e hapjes së ofertave.

Procedura duhet të përfundojë në afat prej gjashtë muajsh nga dita e publikimit në Gazetën Zyrtare të vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për fillimin e procedurës për zgjedhjen e furnizuesit universal të energjisë elektrike e cila është publikuar më 20.10.2023.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR