Hania: Jemi afër marrëveshjes për armëpushim
- Lideri i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hania, pohon se personat zyrtarë në negociatat me Izraelin, përmes ndërmjetësuesve, janë "afër arritjes së marrëveshjes për armëpush" në luftën në Gazë, theksohet në kumtesën e lëshuar nga ndihmësi i tij nga Doha.
- Post By Qefsere Abduli
- 07:45, 21 nëntor, 2023

Doha, 21 nëntor 2023 (MIA) - Lideri i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hania, pohon se personat zyrtarë në negociatat me Izraelin, përmes ndërmjetësuesve, janë "afër arritjes së marrëveshjes për armëpush" në luftën në Gazë, theksohet në kumtesën e lëshuar nga ndihmësi i tij nga Doha.
Në njoftimin, e publikuar në kanalin Telegram, nuk janë dhënë më shumë detaje për marrëveshjen, por një përfaqësues zyrtar i Hamasit deklaroi për "Al Xheziran" se negociatat janë përqëndruar në kohëzgjatjen e armëpushimit, marrëveshjet për dërgimin e ndihmës në Gazë dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në Izrael. qa/
Foto: Skrinshot Telegram