• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Hania: Hamasi po analizon armëpushimin në “frymë pozitive”

Hania: Hamasi po analizon armëpushimin në “frymë pozitive”

Gazë, 2 maj 2024 (MIA) - Hamasi në “frymë pozitive” po analizon propozimin për armëpushim i cili u arrit me ndërmjetësimin e Egjiptit, deklaroi sot lideri i lëvizjes palestineze, Ismail Hania.

Hania në bisedën telefonike me shefin e inteligjencës së Egjiptit, Abas Kamel tha se negociatorët e Hamasit do të kthehen "sa më shpejt të jetë e mundur" në Egjipt për të përfunduar bisedimet aktuale për armëpushim. Për momentin pritet përgjigje e kësaj lëvizje palestineze ndaj propozimit për armëpushim që parasheh armëpushim në operacionet ushtarake izraelite ndjekur nga shkëmbimi i pengjeve të kidnapuara gjatë sulmit të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli.

Qeveria izraelite, nga ana tjetër akuzoi sot Hamasin se pengon marrëveshjen duke refuzuar të bëjë lëshime.

"E vetmja gjë që pengon marrëveshjen është Hamasi. Hamasi vetëm sa ashpërson kushtet dhe fshihet pas kërkesave të paarsyeshme", deklaroi zëdhënësja e qeverisë izraelite, Rakela Karamson.

Ajo përsëriti se Izraeli vazhdon të përgatitet për ofensivë të madhe në Rafah, qytet ku gjendet pjesa jugore e Rripit të Gazës pavarësisht kundërshtimit nga komuniteti ndërkombëtar.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR