• e diel, 22 dhjetor 2024

Hanegbi: Izraeli kontrollon 75 për qind të zonës tampon përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit

Hanegbi: Izraeli kontrollon 75 për qind të zonës tampon përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit

Tel Aviv, 29 maj 2024 (MIA) - Ushtria izraelite e kontrollon 75 për qind të zonës tampon përgjatë kufirit mes Rripit të Gazës dhe Egjiptit, deklaroi Caçi Hanegbi, këshilltar i sigurisë kombëtare të kryeministrit Benjamin Netanjahu. 

 "Në brendësi të Rripit të Gazës Forcat e Mbrojtjes Izraelite (IDF) tash më kontrollojnë mbi 75 për qind të korridorit dhe besoj se gjatë periudhës do ta kontrollojë të tërin. Së bashku me egjiptianët duhet të kujdesemi që të parandalohet kontrabandimi i armëve", deklaroi ai për televizionin izraelit.

 Hanegbi shtoi se pret që luftimet në Rripin e Gazës të vazhdojnë të paktën deri në fund të vitit 2024. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR