• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamnei: "Stuhia Al Aksa" e Hamasit me 7 tetor e ka vendosur Izraelin në rrugën që shpie drejt shkatërrimit

Hamnei:

Teheran, 2 qershor 2024 (MIA) - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot dekaroi se "Stuhia Al Aksa", siç e quajti ai sulmin e Hamasit ndaj Izraelit m; 7 tetor, e ka vendosur Izraelin në rrugën drejt shkatërrimit.

"Stuhia Al Aksa e ka vendosur regjimin sionist në shtegun, ku nuk ka asgjë tjetër përveç shpërbërjes dhe shkatërrimit. Stuhia ka shkatërruar një komplot të madh ndërkombëtar për rajonin e Azisë Perëndimore. Kjo është mrekullia e stuhisë Al Aksa", tha Hamnei gjatë përkujtimit të 35 vjetorit të vdekjes së themeluesit të Republikës islamike të Iranit, imamit Homeini.

Ajatollahu vlerësoi se Izraeli pësoi disfatë në Gazë dhe se ngjarjet tragjike në atë enklavë janë çmimi që kombi palestinez po paguan për çlirimin e tij, njoftoi IRNA.

Fjalimi i liderit suprem u mbajt në mauzoleumin në jug të Teheranit, ku u mbajt një ceremoni për të nderuar të ndjerin Homeini, i cili vdiq në vitin 1989, dhjetë vjet pasi ka udhëhequr një revolucion, që rrëzoi regjimin e shahut iranian Mohamad Reza Pahlavi, i mbështetur nga SHBA-ja. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR