• e shtunë, 29 qershor 2024

Hamasi: Vetoja amerikane ndaj rezolutës së armëpushimit në Gaza është "joetike dhe johumane"

Hamasi: Vetoja amerikane ndaj rezolutës së armëpushimit në Gaza është

Kajro, 9 dhjetor 2023 (MIA) - Hamasi dënon fuqishëm veton amerikane ndaj projekt-rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së, e cila kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza, tha një përfaqësues i lartë i grupit islamik palestinez, transmeton BTA.

Një përfaqësues i Hamasit e përshkroi lëvizjen e Uashingtonit si "joetike dhe johumane".

"Pengimi i SHBA-së për miratimin e rezolutës së armëpushimit përbën bashkëpunim të drejtpërdrejtë me pushtuesin në vrasjen e palestinezëve dhe kryerjen e më shumë vrasjeve masive dhe spastrimit etnik", tha Ezat al-Reshik, një zëdhënës i byrosë politike të Hamasit. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR