Hamasi: SHBA nuk është e vendosur për armëpushim në Gaza
- Një zyrtar i lartë i lëvizjes militante palestineze Hamas, Osama Hamdan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë vullnet të vërtetë për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës.
- Post By Sara Ademi
- 11:15, 18 gusht, 2024
Teheran, 18 gusht 2024 (MIA) - Një zyrtar i lartë i lëvizjes militante palestineze Hamas, Osama Hamdan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë vullnet të vërtetë për të vendosur një armëpushim në Rripin e Gazës.
Ai tha se propozimi i SHBA-së nuk përfshin ndonjë armëpushim apo tërheqje të trupave nga Gaza, raportuan mediat iraniane, duke cituar agjencinë palestineze Shehab.
Hamdan theksoi se një armëpushim i mundshëm duhet të garantojë kritere të qarta, duke përfshirë lirinë e të burgosurve palestinezë.
Një anëtar i lartë i Hamasit shtoi se SHBA po përpiqet t'i japin, siç tha "kohë të mjaftueshme regjimit pushtues izraelit për të kryer masakra të reja".
Bisedimet për armëpushimin në Gaza të ndërmjetësuara nga Katari, Egjipti dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilat Hamasi nuk mori pjesë, përfunduan në Doha të premten. sa/
foto: Arkivi i MIA-s