• e mërkurë, 24 korrik 2024

Hamasi publikoi video nga një peng izraelito-amerikan

Hamasi publikoi video nga një peng izraelito-amerikan

Gazë, 24 prill 2024 (MIA) - Hamasi publikoi një video triminutëshe, ku gjoja shfaqet pengu 23 vjeçar izraelito-amerikan Hersh Goldberg-Polin.

Në videon, Goldberg-Polin e konfirmon identitetin e tij dhe kërkon nga autoritetet izraelite ta kthejnë në shtëpi, ndërsa shihet si i mungon një pjesë e dorës për shkak të lëndimit, për të cilin besohet si iu shkaktua në sulmin e Hamasit më 7 tetor të vitit 2023.

"Në robëri jam pothuaj 200 ditë", thotë Goldberg-Polin në videon, që tregon se kjo është xhiruar paradokohe, njofton Tajms of Izrael.

Goldberg-Polin u rrëmbye nga ahengu i organizuar më 7 tetor në afërsi të kufirit me Rripin e Gazës. bsh/

Foto: Fejsbuk 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR