• e mërkurë, 26 qershor 2024

Hamasi pretendon se ka lëshuar 12 raketa nga Libani drejt qytetit verior të izraelit

Hamasi pretendon se ka lëshuar 12 raketa nga Libani drejt qytetit verior të izraelit

 Bejrut, 2 nëntor 2023 (MIA) - Krahu ushtarak i Hamasit ekstremist palestinez  sot njoftoi se ka lëshuar 12 raketa nga Libani drejt qytetit Kirjat Shmona në veri të Izraelit.

Brigadat "Izadin al Kasam" në kumtesë theksuan  se sulmi me raketa ishte hakmarrje për "masakrat e pushtuesve" kundër popullit palestinez në Gazë.

 Mediat izraelite raportuan se të paktën një raketë ka rënë në pjesën tregtare të qytetit dhe se dy persona u plagosën, njëri prej tyre nga copëzat, dndërsa makina dhe një dyqan u dëmtuan rëndë.

Pjesa më e madhe e qytetit u evakuua kohët e fundit për shkak të sulmeve të vazhdueshme nga Hezbollahu dhe organizatat aleate ekstremiste palestineze në Liban.

Izraeli kreu sulme ajrore në zonën kufitare.

Një vijim është një përshkallëzim i madh i konfliktit përgjatë kufirit pasi Hezbollahu sulmoi një pozicion të ushtrisë izraelite me dy dronë kamikazë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR