Hamasi paralajmëron lirimin e disa pengjeve ruse
- Një zyrtar i lartë i Hamasit ka paralajmëruar se sot do të lirohen "disa" rusë, pengje të lëvizjes palestineze që i mban në Rripin e Gazës nga 7 tetori, transmetojnë agjencitë e huaja.
- Post By Fami Bajrami
- 14:55, 29 nëntor, 2023

Gazë, 29 nëntor 2023 (MIA) - Një zyrtar i lartë i Hamasit ka paralajmëruar se sot do të lirohen "disa" rusë, pengje të lëvizjes palestineze që i mban në Rripin e Gazës nga 7 tetori, transmetojnë agjencitë e huaja.
Organizata islamike palestineze Hamas të dielën ka liruar Ron Krivoj, shtetas rus i cili ka dhe nënshtetësi izraelite, në shenjë falënderimi deri te presidenti Vlladimir Putini për "mbështetjen e kauzës palestineze".
Siç ka deklaruar zyrtari anonim, lirimi do të jetë "jashtë suazave të marrëveshjes për armëpushim" midis Izraelit dhe Hamasit dhe me këtë edhe pa kompensim- lirimin e palestinezëve nga burgjet izraelite.
Nga fillimi i armëpushimit të premten, Hamasi ka liruar 81 pengje, kryesisht shtetas izraelitë, ndërsa Izraeli ka liruar 180 palestinezë të burgosur. rq/
Foto: arkivi i MIA-s