• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi - ndërmjetësuesve: Nuk ka negociata të reja

Hamasi - ndërmjetësuesve: Nuk ka negociata të reja

Gazë, 12 gusht 2024 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas mbrëmë kërkoi nga ndërmjetësuesit të prezantojnë plan të bazuar në bisedimet paraprake në vend se të fillojnë negociata të reja për marrëveshjen për ndërprerje të zjarrit në Gazë.

Javën e kaluar, liderët e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit bënë thirrje për bisedime mes Izraelit dhe Hamasit për marrëveshje për ndërprerje të zjarrit në Gazë dhe lirim të pengjeve, më 15 gusht në Kajro apo Doha.

Autoritetet izraelite kumtuan se do të dërgojnë negociues në takim. Hamasi fillimisht tha se ende po e shqyrton ftesën, por tani bën me dije se mund të mbetet jashtë raundit të ri të negociatave.

"Lëvizja jonë u bën thirrje ndërmjetësuesve të prezantojnë plan për zbatimin e asaj për çka Hamasi u dakordua më 2 korrik 2024, në bazë të vizionit të Bajdenit dhe rezolutës së Këshillit të Sigurimit të KB-së. Ndërmjetësuesit duhet t'ia imponojnë këtë okupatorit (Izraelit) në vend se të zhvillojnë raunde të tjera të negociatave apo propozime të cilat do të sigurojnë mbulesë për agresionin e okupatorit dhe do t'u japin më shumë kohë ta vazhdojnë gjenocidin ndaj popullit tonë", thuhet në kutmesën e Hamasit. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR