Hamasi: Në sulmet izraelite në pjesën veriore të Gazës jetën e humbën 110 njerëz
- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës sot kumtoi se 110 palestinezë janë vrarë mbrëmë në sulmet izraelite ndaj Xhabalisë, në veri të enklavës palestineze.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:01, 18 dhjetor, 2023

Rripi i Gazës, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Hamasit në Rripin e Gazës sot kumtoi se 110 palestinezë janë vrarë mbrëmë në sulmet izraelite ndaj Xhabalisë, në veri të enklavës palestineze.
Ministria e Shëndetësisë kumtoi se në sulmet jetën e humbën 50 "martirë në shtëpitë e Xhabalisë", me çka prej dje në atë qytet jetën e kanë humbur gjithsej 110 persona.
Sipas bilancit të fundit të Ministrisë, të publikuar të premten, prej fillimit të luftës me Izraelin më 7 tetor në Gazë jetën e kanë humbur 18.800 njerëz. ab/
Foto: МIА arkivi