Hamasi: Në një sulm izraelit u vranë tre pengje - nëna dhe dy vëllezërit
- Grupi militant palestinez Hamas sot kumtoi se tre pengje izraelite u vranë gjatë bombardimit izraelit në Rripin e Gazës.
- Post By Sara Ademi
- 16:24, 29 nëntor, 2023

Gaza, 29 nëntor 2023 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas sot kumtoi se tre pengje izraelite u vranë gjatë bombardimit izraelit në Rripin e Gazës.
Sipas mediave britanike, bëhet fjalë për pengun më të vogël, foshnja 10-të muajshe Kfir Bibas, vëllau i tij katër vjeçar dhe nëna e tyre.
Ushtria izraelite kumtoi se po verifikonte pretendimet e Hamasit. sa/
foto: Arkivi i MIA-s