• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi konsideron se propozimi izraelit nuk i plotëson kërkesat e palës palestineze

Hamasi konsideron se propozimi izraelit nuk i plotëson kërkesat e palës palestineze

Kajro, 9 prill 2024 (MIA) - Përfaqësuesi zyrtar i Hamasit, Ali Baraka në një deklaratë për mediat britanike dje ka theksuar se lëvizja e refuzon propozimin izraelit për armëpushim të paraqitur në bisedimet në Kajro.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dje,  gjithashtu,  njoftoi se është konfirmuar data për fillimin e ofensivës së forcave izraelite (IDF) në Rafah, një qytet në jug të Rripit të Gazës, ku kanë ikur shumica e refugjatëve palestinezë nga pjesë të tjera të enklavës. 

Izraeli dhe Hamasi të dielën kanë dërguar ekipe të tyre negociuese në Kajro, ndërsa në bisedimet marrin pjesë ndërmjetësues katarianë dhe egjiptianë, si dhe drejtori i CIA-s, Uilliam Barns. 

 Prania e Barnsit është tregues për rritjen e presionit nga SHBA-ja, aleati më i madh i Izraelit, për të arritur një marrëveshje me të cilën do të lirohen pengjet izraelitë të mbajtur në Gazë dhe do të sigurohet ndihmë humanitare për palestinezët pas konfliktit gjashtëmujor.

Baraka për mediat britanike tha se Byroja politike e Hamasit është takuar dhe ka vendosur ta refuzojë propozimin izraelit. Një përfaqësues tjetër i grupit militant, megjithatë, tha se nuk është bërë përparim në negociatat. 

 "Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin në lidhje me pushtimin dhe për këtë arsye nuk ka asgjë të re në bisedimet në Kajro", deklaroi dje përfaqësuesi i Hamasit, i cili dëshironte të mbetet anonim.

 Hamasi po kërkon që çdo plan të përfshijë fundin e ofensivës ushtarake izraelite, tërheqjen e armatës izraelite nga Gaza dhe lejimin e refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre në të gjithë enklavën.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR