• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi: Izrael negativisht i iu përgjigj propozimit tonë për armëpushim

Hamasi: Izrael negativisht i iu përgjigj propozimit tonë për armëpushim

 Bejrut, 20 mars 2024 (MIA)  - Funksionari i lartë i Hamasit, Osama Hamdan, sot deklaroi se përgjigja e Izraelit ndaj propozimit të fundit të grupit palestinez për armëpushim në Gazë, që iu dorëzua përfaqësuesve të vendit nga ndërmjetësit, është negative.

Hamdani   në një konferencë për shtyp në Bejrut tha se ndërmjetësit i kanë informuar përfaqësuesit e Hamasit të martën mbrëma se përgjigja e Izraelit në përgjithësi është negative. 

Sipas tij, Izraeli, për më tepër, e tërhoqi atë që paraprakisht kishte rënë dakord   në bisedën me ndërmjetësit, që, siç vlerësoi, mund t'i çojë negociatat në qorrsokak. Hamdani tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, qeveria e tij dhe ata që e mbështesin mbajnë përgjegjësi për "pengimin e përpjekjeve për shpëtimin e marrëveshjes për shkëmbimin e  pengjeve". 

 Ai paralajmëroi Izraelin për "krimet në Rripin e Gazës" dhe shtoi se Hamasi e konsideron Tel Avivin përgjegjës për jetët e popullit palestinez.

Ai gjithashtu theksoi se bota duhet t'i përgjigjet pyetjes themelore - a është koha për të gjykuar Izraelin, raporton Al Xhezira. Hamdani tha gjithashtu se Hamasi po përpiqet t'i japë fund "luftës agresive" kundër popullit palestinez. 

"E ndjekim  ecurinë e negociatave përmes ndërmjetësve në Egjipt dhe Katar dhe kemi paraqitur një vizion gjithëpërfshirës që i realizon aspiratat e popullit tonë. Hamasi e prezantoi vizionin e tij në lidhje me shkëmbimin e të burgosurve dhe tregoi pozitivitet dhe fleksibilitet të lartë", tha Hamdani.

Propozimi i Hamasit përfshin ndërprerjen e  armiqësive, kthimin e të zhvendosurve në shtëpitë e tyre dhe tërheqjen e armaës izraelite nga Rripi i Gazës.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR