• e premte, 20 dhjetor 2024

Hamasi i përshëndeti masat e Gjykatës Ndërkombëtare kundër Izraelit, por ka shpresuar në urdhër për armëpushim

Hamasi i përshëndeti masat e Gjykatës Ndërkombëtare kundër Izraelit, por ka shpresuar në urdhër për armëpushim

 Gazë, 29 mars 2024 (MIA) - Hamasi mbrëmë i ka përshëndetur masat e vendosura ndaj Izraelit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND), por, siç theksoi zyrtari i lartë i kësaj lëvizje ekstremiste Basem Naim, ata gjithashtu kanë shpresuar për një urdhër për armëpushim.

Megjithatë, Naimi theksoi se janë për t'u përshëndetur masat e GJND-së  të vendosura ndaj Izraelit pasi, siç tha, ata kërkojnë t'i jepet fund tragjedisë humanitare në Gazë.

"E përshëndesim çdo kërkesë të re për t'i dhënë fund kësaj tragjedie humanitare në Gazë dhe veçanërisht në pjesën veriore të Rripit të Gazës, por shpresojmë se gjykata do të urdhërojë për armëpushim, si një zgjidhje absolute për të gjitha vuajtjet e popullit tonë në Gazë", tha Naimi. 

GJND-ja e KB-së urdhëroi dje Izraelin të marrë masa, duke përfshirë hapjen e më shumë vendkalimeve tokësore për të shpërndarë ushqim, ujë, karburant dhe mallra të tjera për banorët e Rripit të Gazës. qa

Foto: Arkivi

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR