• e hënë, 30 dhjetor 2024

Hamasi i dënoi sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj huthëve jemenas

Hamasi i dënoi sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj huthëve jemenas

Gaza, 4 shkurt 2024 (MIA) - Organizata islamike palestineze Hamas dënoi sulmet e djeshme të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe ndaj objektivave të huthëve në Jemen, duke paralajmëruar se "përshkallëzimi kërcënon stabilitetin në rajon".

"Ne dënojmë fuqishëm bombardimet amerikano-britanike të Jemenit dhe e konsiderojmë atë një sulm të paturpshëm ndaj sovranitetit të një vendi vëlla arab dhe një përshkallëzim që do ta zhysë rajonin në trazira dhe destabilitet të mëtejshëm. Uashingtoni dhe okupatori sionist (Izraeli) mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e këtyre sulmeve", thuhet në kumtesën e Hamasit.

SHBA dhe Britania e Madhe njoftuan se dhjetëra objektiva në Jemen ishin sulmuar dje, si marrëveshje e sulmeve të kryengritësve huthë të mbështetur nga Irani ndaj anijeve në Detin e Kuq. sa/

foto. Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR