Hamasi hodhi poshtë presionet për çarmatim para tërheqjes së plotë të Izraelit nga Gaza
- Krahu i armatosur i Hamasit mbrëmë njoftoi se diskutimet për çarmatimin e grupit para se Izraelit tërësisht ta zbatojë fazën e parë të armëpushimit në Gaza, të arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së, janë përpjekje të vazhdohet me atë që e quan gjenocid ndaj popullit palestinez.
- Post By Sara Ademi
- 08:14, 6 prill, 2026
Gaza, 6 prill 0226 (MIA) - Krahu i armatosur i Hamasit mbrëmë njoftoi se diskutimet për çarmatimin e grupit para se Izraelit tërësisht ta zbatojë fazën e parë të armëpushimit në Gaza, të arritur me ndërmjetësimin e SHBA-së, janë përpjekje të vazhdohet me atë që e quan gjenocid ndaj popullit palestinez.
Zëdhënësi i krahut të armatosur të Hamasit, Abu Ubaid, në një deklaratë për televizionin lokal tha se ngritja e çështjes për çarmatim nuk do të pranohet.
Çështja e dorëzimit të armëve nga Hamasi është pengesa kryesore në negociatat për zbatimin e planit "Bordi i paqes" për Gazën, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp, qëllimi i së cilës është të konsolidohet armëpushimi që i dha fund dy viteve të luftimit në tetorin e kaluar.
Hamasi u tha ndërmjetësuesve se nuk do të bisedojë për çarmatim pa garancione se Izraeli plotësisht do të tërhiqet nga Gaza, njoftuan tre burime për Rojters javën e kaluar.
"Atë që armiku po përpiqet ta promovojë sot kundër rezistencës palestineze, përmes ndërmjetësuesve tanë vëllazëror, është jashtëzakonisht e rrezikshme", tha zëdhënësi.
Ai tha se kërkesat për çarmatim "nuk janë asgjë më shumë nga një përpjekje e hapur për vazhdimin e gjenocidit ndaj popullit tonë, diçka që nuk do ta pranojmë nën kurrfarë rrethana".
Nuk ishte e qartë nëse komentuesit paraqesin një hedhje poshtë të planit për çarmatim të mbështetur nga SHBA, ndërsa përfaqësuesit politik të Hamasit nuk u përgjigjën menjëherë në kërkesat për koment.
Lufta mes Hamasit dhe Izraelit në Gaza shpërtheu pasi luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi filluan sulme tejkufitare në Izraelin jugor, duke shkaktuar ofensivë shkatërruese izraelite që zhvendosi pjesën më të madhe të popullsisë së Gazës dhe e la enklavën kryesisht në rrënoja.
Që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, Hamasi dhe Izraeli vazhdimisht akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e kushteve të tij.
Abu Ubaida u bëri thirrje ndërmjetësuesve të bëjnë shtypje ndaj Izraelit për t'i plotësuar të gjithë obligimet sipas fazës së parë të planit të Trampit përpara se të zhvillohet ndonjë diskutim për fazën e dytë.
"Armiku është ai që po e minon marrëveshjen", tha ai. Deri tani nuk ka komente nga Izraeli për deklaratat e tij. sa/
Foto: EPA