• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hamasi e shqyrton ofertën e Izraelit për armëpushim 40-ditor në Rripin e Gazës

Hamasi e shqyrton ofertën e Izraelit për armëpushim 40-ditor në Rripin e Gazës

Gazë, 30 prill 2024 (MIA) - Hamasi e shqyrton ofertën e Izraelit për armëpushim 40-ditor në Rripin e Gazës në këmbim për lirimin e pengjeve të marra në sulmin ndaj Izraelit më 7 tetor.

Duke u kthyer në Katar pas bisedimeve të fundit në Kajro, delegacioni i Hamasit paralajmëroi se "do të bisedojnë për ide dhe propozime". 

"Duam të përgjigjemi sa më shpejtë që është e mundur", deklaroi një burim nga Hamasi. 

Burimet egjiptiane për Al Kahera njuz, ueb-faqe që ka lidhje me shërbimet egjiptiane të inteligjencës, deklaruan se delegacioni i Hamasit "do të kthehet me përgjigje me shkrim". 

Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken i përshkroi kushtet e armëpushimit si "jashtëzakonisht bujare", përderisa Shtëpia e Bardhë ju bëri thirrje ndërmjetësve nga Egjipti dhe Katari që ta fuqizojnë presionin ndaj Hamasit që ta pranojë përpjekjen e fundit për dhënien fund të luftës gati shtatëmujore. 

Presidenti amerikan Xho Bajden ju bëri thirrje liderëve të Egjiptit dhe Katarit "të bëjnë përpjekje maksimale që të sigurojnë lirimin e pengjeve të cilat i mban Hamasi", duke e quajtur atë "pengesë të vetme" për sigurimin e ndihmës për civilët në Rripin e Gazës të okupuar. 

Egjipti, Katari dhe SHBA-ja me muaj po bëjnë përpjekje të sigurojnë marrëveshje të re mes palëve të luftës, Gjatë armëpushimit njëjavor në nëntor, 80 pengje izraelite ishin shkëmbyer për 240 palestinezë të cilët ishin burgosur në burgjet izraelite. 

Izraeli vlerëson se 129 pengje mbeten në Gazë, përfshirë 34 për të cilët besohet se janë të vdekur. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR