• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Hamasi e paralajmëroi Izraelin të mos ua ndalojë myslimanëve ta vizitojnë Al Aksën gjatë Ramazanit

Hamasi e paralajmëroi Izraelin të mos ua ndalojë myslimanëve ta vizitojnë Al Aksën gjatë Ramazanit

Gazë, 24 shkurt 2024 (MIA) - Hamasi palestinez sot e paralajmëroi Izraelin se do të pasojë "shpërthimi i mllefit" nëse myslimanëve u ndalohet qasja drejt xhamisë Al Aksa në Jerusalem gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili zgjatë prej 11 marsit deri më 9 prill.

"Armiku ynë le të dëgjijë se shpirtat tanë po vlojnë. Mllefi ynë është i çastit, ndërsa hspërthimi do të ndodhë nëse ka ndonjë ndalesë që myslsimanët të hyjnë në Al Aksa gjatë Ramazanit", thuhet në kumtesën e Hamasit, transmetoi "Xherusalim post".

Javën e kaluar, gazeta nga Jerualemi, duke cituar burime anonime, kumtoi e vizita e palestinezëve nga Bregu Perëndimor në Kodrën e tembujve do të ndalohet për persona më të mohuar se 60 vjeç dhe nën 10 vjeç.

Po shqyrtohen edhe kufizime të mundhsme për myslimanët izraelitë. Servisi publik KAN disa herë publikoi se po shsqyrtohet ndalesa për qasje drejt Kodrës së tempujve për arabtë izraelitë më të rinj se 40 vjeç. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR