Hamasi e përshëndet rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës
- Hamasi e ka përshëndetur rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës, me vlerësim se kjo e konfirmon gatishmërinë për këmbim urgjent të të burgosurve nga të dyja palët.
- Post By Besnik Shuki
- 18:55, 25 mars, 2024
Gazë, 25 mars 2924 (MIA) - Hamasi e ka përshëndetur rezolutën e KB-së, me të cilën bëhet thirrje për armëpushim në Rripin e Gazës, me vlerësim se kjo e konfirmon gatishmërinë për këmbim urgjent të të burgosurve nga të dyja palët.
Mediumet izraelite njoftojnë se Hamasi iu falënderua Këshilit të Sigurimit të KB-së për vendimin e tillë dhe ka bërë thirrje për "armëpushim të përhershëm, që do të sjell deri në tërheqjen e të gjitha forcave cioniste nga Rripi i Gazës dhe kthimin e personave të shpërngulur në shtëpitë që i kanë braktisur".
Ambasadori palestinez në KB, Riad Mansur deklaroi se rezoluta e miratuar duhej të jetë kthesë për dhënien fund të agonisë për banorët e Rripit të Gazës.
"E përshëndesim unitetin e juaj në thirrjen për armëpushim urgjent. Kjo duhet të jetë kthesë. Duhet të shpëtojë jetë. Duhet të sinjalizojë fund të këtij sulmi kriminel ndaj popullit tanë", tha ambasadori palersitnez. bsh/
Foto: EPA arkiv