• e premte, 05 korrik 2024

Hamasi: Bisedimet për armëpushim të zhvilluara në Kajro ishin pozitive dhe të mira

Hamasi: Bisedimet për armëpushim të zhvilluara në Kajro ishin pozitive dhe të mira

Gazë, 10 shkurt 2024 (MIA) - Një përfaqësues zyrtar i Hamasit deklaroi se bisedimet për armëpushim të zhvilluara në Egjipt ishin "pozitive dhe të mira", transmeton Al Xhezira. 

Bisedimet për armëpushim të ri në Gazë dhe shkëmbim të robërve u zhvilluan me ndërmjetësues nga Egjipti dhe Katari. 

"Delegacioni u largua nga Kajro mbrëmë dhe e pret përgjigjen e Izraelit", deklaroi një përfaqësues i Hamasit për agjencinë e lajmeve AFP i cili ka kërkuar të mbetet anonim sepse nuk është i autorizuar që të flasë për këtë çështje", transmeton Al Xhezira. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR