• e mërkurë, 03 korrik 2024

Hamas: Ne nuk do të negociojmë për pengjet, derisa nuk mbarojnë luftimet

Hamas: Ne nuk do të negociojmë për pengjet, derisa nuk mbarojnë luftimet

Gazë, 10 tetor 2023 (MIA) - Lëvizja militante palestineze Hamas ka përsëritur sot se deri në përfundimin e luftimeve nuk do të negociojë me Izraelin për lirimin e pengjëve.

Shefi i byrosë politike të Hamasait, Ismail Hanije, deklaroi se të gjithë ata që kontaktuan grupin në lidhje me lirimin e pengjeve, janë informuar për këtë, transmeton Bi-Bi-Si.

"I njoftuam të gjitha palët që na kontaktuan në lidhje me të bugosurit armiqësorë se kjo dosje nuk do të hapet para perfundimit të konfliktit dhe do të jetë vetëm me një çmim që do të jetë i pranueshëm për ne", tha ai.

Hamas dje paralajmëroi se do t'i egzekutojë pengjët si përgjigje të sulmëve izraelite ne Ripin e Gazës, te cilat janë kryer pa paralajmërim.

Izraeli vlerëson se Hamasai mban peng 100 deri 150 persona në Gazë, të cilët u rrëmbyen nga jugu i Izraelit të shtunën. si/bsh/ 

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR