• e diel, 22 dhjetor 2024

Hamas: Në Gazë janë shkatërruar 80 për qind e ndërtesave

Hamas: Në Gazë janë shkatërruar 80 për qind e ndërtesave

Gazë, 10 mars 2024 (MIA) – Në luftë janë shkatërruar 80 për qind e ndërtesave në qytetin e Gazës, ndërsa dëmi vlerësohet në 30 miliardë dollarë amerikanë, bëri të ditur sot Hamasi.

Shuma është për ndërtesat e shkatërruara të banimit, objektet ekonomike dhe infrastrukturën si rrugë, rrjeti elektrik dhe ujësjellësi e kanalizimi.

Popullsia në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 kur filloi lufta çdo ditë është e ekspozuar ndaj sulmeve izraelite, vuan nga kequshqyerja, dehidratimi, sëmundjet infektive, mungesa e ilaçeve, ndërsa edhe një numër i madh i spitaleve janë rrënuar, ndërsa fëmijët po vdesin nga uria.

Aleatët e Izraelit, kryesisht SHBA kritikuan intensitetin e aksionit ushtarak izraelit dhe numrin e madh të viktimave civile. Izraeli pretendon se pjesëtarët e Hamasit fshihen pas popullatës civile dhe drejtojnë operacionet ushtarake nga zonat e banuara. Ushtria izraelite paralajmëroi se operacionet do të zgjasin deri në humbjen e Hamasit dhe lirimin e pengjeve.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, që nga fillimi i luftimeve deri më sot kanë vdekur 31.045 persona, ndërsa janë lënduar 72.654 palestinezë. Sipas burimeve palestineze pjesa më e madhe e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR