Hamasi ka liruar dy pengje me shtetësi ruse
- Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas, brigada e Al Kasam, sot kanë liruar dy izraelitë me shtetësi ruse.
- Post By Fami Bajrami
- 18:02, 29 nëntor, 2023
Tel Aviv, 29 nëntor 2023 (MIA) - Krahu i armatosur i grupit militant palestinez Hamas, brigada e Al Kasam, sot kanë liruar dy izraelitë me shtetësi ruse.
Ashtu siç kumtuan nga brigada e Al Kasam në Telegram, lirimi i dy pengjeve është bërë në shenjë faleminderimi për ëndrimet e presidentit rus Vladimir Putin.
Shtetasit izraelit, të cilët kanë edhe shtetësi të Federatës Ruse, janë dorëzuar te Kryqi i Kuq në Rripin e Gazës. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s