• e diel, 22 dhjetor 2024

Hamas dhe Fatah do të takohen me mediat në Pekin pas negociatave për pajtim

Hamas dhe Fatah do të takohen me mediat në Pekin pas negociatave për pajtim

Pekin, 23 korrik 2024 (MIA) - Liderët e fraksioneve rivale palestineze Fatah dhe Hamas këtë mëngjes do të takohen me mediat në Pekin, ndërsa do të merr pjesë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Vang Ji.

Në takimin do të përfaqësohen gjithsej 14 fraksione palestineze, publikoi kanali kinez i lajmeve CGTN në rrjetet sociale.

Fraksionet palestineze mbajtën dialog pajtimi në kryeqytetin kinez më 21-23 korrik, publikoi televizioni shtetëror CCTV.

Fraksionet palestineze në takimin në Pekin arritën marrëveshje për formimin e qeverisë së unitetit, me qëllim të krijimit të një shteti palestinez dhe përfundimin e okupimit, njoftuan mbrëmë mediat palestineze.

Në kumtesën e lëshuar në fund të takimit të djeshëm, përfaqësuesit e fraksioneve të ndryshme u dakorduan të formojnë qeveri të përkohshme të unitetit kombëtar dhe të bashkojnë institucionet në Bregun Perëndimor dhe Gazës, të fillojnë rindërtimin e Rripit të Gazës dhe të përgatiten për të mbajtur zgjedhje të përgjithshme sa më shpejt të jetë e mundur. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR