• e enjte, 06 mars 2025

Hajrullahi parashtroi paraqitje penale kundër prokurorit shtetëror publik Kocevski

Hajrullahi parashtroi paraqitje penale kundër prokurorit shtetëror publik Kocevski

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Prokurori i lartë publik, Mustafa Hajrullahi sot parashtroi padi penale kundër Ljupço Kocevski - prokuror publik i Republikës ë Maqedonisë së Veriut, Tatjana Kacarova - prokurore publike në PTHP Shtip, Risto Bojaxhiski - PP i lartë në PLP Shtip dhe Ermin Neziri - anëtar i Këshillit të prokurorëve publik për vepër të kryer penale Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit sipas nenit 353 të Kodit penal.

Hajrullahi është suspenduar nga pozita udhëheqëse në Prokurorinë e lartë Shkup, pas paraqitjes penale për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer të vazhduar penale "maltretim në ushtrim të shërbimit nga neni 143", si dhe për vepër të vazhduar penale "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autirizimit nga neni 353 nga Kodi penal", ndërsa Këshilli i prokurorëve publik, e hodhi pihtë ankesën e tij me të cilën kërkohej heqja e vendimit për largimin e tij nga funksioni, i sjellur nga prokurori shtetëror publik Kocevski.

Hajrullahi në deklaratë për MIA-n tha se konsideron se padia penale ishte parashtrua rnë mënyrë tendencioze kundër tij nga ana e prokurorit shtetëror publik, sepse prej shkurtit të vitit 2023 ka ndryshim të dënimit me kusht për veprën për të cilën ngarkohet në nenin 353 nga Kodi penal, Siç tha deri në shkurt të vitit 2023 për këtë vepër ishte paraparë dënim me burg me kusht prej pesë viteve, ndërsa më pas prej tetë viteve burg. Konsideron se prokurori shtetëror publik është dashur ta marrë parasysh dënimin më të vogël kur e ka parashstruar padinë penale, ndërsa nëse e ka bërë atë, atëherë nuk ka të drejtë të hapë hetim për veprën penale për të cilën e ngarkon.

Para rreth katër muajve prokuroria themelore publike Shtip solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore kundër Hajrullahit, për shkak të dyshimit të bazuar për vepër të kryer të vazhduar penale "maltretim në ushtrimin e shërbimit nga neni 143", si dhe për vepër të vazhduar penale "keqpërdorim i pozitës zyrztare dhe autorizimit nga neni 353 nga Kodi penal". Paraprakisht padi penale për maltretim në usshtrim të shërbimit ishte parashtruar në prokurorinë publike të RMV-së nga ana e grupit të punëuarve në Prokurorinë e larët publike Shkup, pas çka ajo ishte shoqëruar për veprim kompetent të Prokurorisë themelore publike Shtip. Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra nga prokuroria e Shtipit janë marrë të dëna dhe të cilat udhëzojnë për dyshim dhe për veprime të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe autorizimit. Pas pranimit të njoftimit për hetim të inicuar, në bazë të nenit 81 të Ligjit për prokurorinë publike, prokurori shtetëror publike solli vendim për largim të Hajrullahit nga funksioni derisa zgjatë procedura penale e inicuar pas paraqitjes së parashtruar kundër tij. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR