• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hajrullahi ka shtruar propozim për përgjegjësi disiplinuese për dy prokurorë

Hajrullahi ka shtruar propozim për përgjegjësi disiplinuese për dy prokurorë

Shkup, 12 korrik 2023 (МИА) - Shefi i Prokurorisë Publike të Lartë Shkup, Mustafa Hajrullahi pas pretendimeve të paracakohshme të pronarit të "Dokaz M", Marian Stamenkovski për involvimin e pretenduar të prokurorëve në tekstet e tij, ka shtruar parashtresë disiplinuese dhe informacion në formë të kallëzimeve penale kundër dy kolegëve.

Hajrullahi në një deklaratë për TV Kanal 5 thotë se për njërin prokuror publik ka shtruar kallëzim penal për vepër të kryer penale - keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit si edhe për realizimin e mundshëm të veprës penale për keqpërdorimin e të dhënave personale. Për prokurorin tjetër publik ka shtruar kallëzim penal për keqpërdorimin e të dhënave personale.

"Pas seancës puvlike, më duket më 17 maj dhe pasi tani i gjykuari Marjan Stamenkovski, pronar i portalit "Dokaz M" i publikoi informacionet se gjoja dikush nga prokurorët publikë në Prokurorinë Publike të Lartë Shkup i kanë brifuar për ngjarjet në Prokurorinë Publike të Lartë Shkup, potencoj, ngjarje të pretenduara, unë si prokuror i lartë publik i kësaj Prokurorie u drejtova dhe kërkova informacion me shkrim nga Prokuroria Publike Themelore Shkup, ku është duke u udhëhequr parahetim për mjetet financiare të Marian Stamenkovskit, ku janë konfiskuar telefonat celularë, kompjuterë dhe tashmë është kryer ekspertiza", thotë Hajrullahi.

 Ai shton se ka kërkuar dhe ka marrë informacion të detajuar nga shefi i Porkurorisë Publike Themelore Shkup.

Ai thekson se deri te prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar kërkesë për largimin e përkohshëm të një prokurori publik nga pozita e prokurorit publik në Prokurorinë e Lartë Publike.

Marjan Stamenkovski pohoi se prokurori Sasho Rajçev si edhe një prokurore e lartë kanë bashkëpunuar me të dhe kërkoi përjashtimin e Rajçevit nga veprimi në lëndën ku ai është i dënuar. Por, Prokuroria Publike Republikane vendosi prokurori Rajçev të mbetet në lëndë.

Marjan Stamenkovskit, pronar i portalit "Dokaz M", është dënuar nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit me tre vjet e një muaj burg. Stamenkovski u akuzua për pesë krime, përkatësisht dy akuza për përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik, shantazh, pirateri të një vepre audiovizive dhe keqpërdorim të të dhënave personale.

Krahas dënimit me burg, Stamenkovski është dënuar edhe me 5.000 euro gjobë për keqpërdorim të të dhënave personale, si dhe ndalesë për ushtrimin e profesionit apo veprimtarisë lidhur me vepra penale, përkatësisht i ndalohet regjistrimi i domenit për një portal për periudhë prej 10 vitesh dhe i hiqet regjistrimi i domeneve që i ka regjistruar.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dënuarit, policia konfiskoi dokumentacion, pajisje elektronike dhe 90.000 euro.Për këtë shumë parash, Prokuroria dyshon se vijnë nga vepra të tjera penale dhe për të është hapur një procedurë e re hetimore.

Foto: TV Kanal 5

QËNDRONI TË LIDHUR