Haiti: Aeroporti Port-o-Prens rihapet pas disa muajsh dhune nga bandat
- Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Haitit në Port-o-Prens u rihap sot pas tre muajsh dhune nga bandat që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë.
- Post By Qefsere Abduli
- 12:40, 21 maj, 2024

Port-o-Prens, 21 maj 2024 (MIA) - Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Haitit në Port-o-Prens u rihap sot pas tre muajsh dhune nga bandat që detyroi autoritetet ta mbyllnin atë.
Rihapja e aeroportit "Toasan-Luvertur" në kryeqytetin Port-o-Prens pritet të ndihmojë në lehtësimin e mungesave kritike të ilaçeve dhe furnizimeve të tjera thelbësore.
Porti kryesor i vendit mbetet i bllokuar, ndërsa bandat kontrollojnë 80 për qind të kryeqytetit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s