• e martë, 05 nëntor 2024

Hagari: Nën xhaminë në Gazë ushtarët e IDF-së gjetën një punëtori për përpunimin e raketave të Hamasit

Hagari: Nën xhaminë në Gazë ushtarët e IDF-së gjetën një punëtori për përpunimin e raketave të Hamasit

 Tel Aviv, 21 nëntor 2023 (MIA)  -  Armata izraelite (IDF) mbrëmë bëri të ditur se nën një xhami ka gjetur një punëtori në lagjen Zejtun të qytetit të Gazës, që dyshohet se përdoret nga grupi militant palestinez Hamas për prodhimin e raketave.

"Xhamia, në zonën Zejtun, është përdorur si laborator për prodhimin e armëve", deklaroi në një konferencë për shtyp zëdhënësi i IDF-së Daniel Hagari, raporton "Tajms of Izrael"

 Zëdhënësi shtoi se ushtarët izraelitë hynë në xhami për të kontrolluar nëse ka gracka, por, kur hynë në ndërtesë, kanë gjetur një bosht tuneli dhe shkallë.

 "Terroristët po bëjnë raketa në xhami. Ata po përdorin islamin dhe simbolet e islamit për terrorizëm", tha Hagari.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR