• e martë, 26 nëntor 2024

Hagari: Irani ka gjuajtur më shumë se 300 dronë dhe projektilë, 99 për qind janë shkatërruar në ajër

Hagari: Irani ka gjuajtur më shumë se 300 dronë dhe projektilë, 99 për qind janë shkatërruar në ajër

Jerusalem, 14 prill 2024 (MIA) - Shpërthime dhe sirena për sulm ajror janë dëgjuar në Izrael herët në mëngjes pasi Irani ka gjuajtur qindra dronë, raketa balistike në sulm të drejtpërdrejtë, njoftuan mediumet izraelite.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari deklaroi se janë gjuajtur më shumë se 300 dronë dhe projektile, por 99 për qind janë penguar.

Hagari tha se Irani ka gjuajtur 170 dronë dhe më shumë 150 raketa balistike, por vetëm disa prej raketave balistike kanë arritur deri në territorin izraelit, duke shkaktuar dëm të vogël në një bazë ajrore.

Ai e ka përshkruar këtë rezultat si "sukses jahstëzakonisht të rëndësishëm strategjik". bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR