• e hënë, 23 dhjetor 2024

Hagari: IDF ngushëllon WCK-në, hapet hetim për sulmin

Hagari: IDF ngushëllon WCK-në, hapet hetim për sulmin

Tel Aviv, 2 prill 2024 (MIA) - Zëdhënësi i Forcave izraelite mbrojtëse (IDF), Daniel Hagari ka bërë të ditur se në bisedën me themeluesin e Kuzhinës qendrore botërore (WCK), Zhose Andres ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shtatë punëtorëve të kësaj organizate në sulmin e mbrëmshëm ajror të IDF-së në Rripin e Gazës duke shtuar se për incidentin do të kryhet hetim i detajuar.

Hagari thotë se IDF shpreh "ngushëllimet e saja të sinqerta për kombet tona aleate që kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë kaq shumë për të ndihmuar ata që kanë nevojë".

Ai thua se hetimet për sulmin janë duke vazhduar, në mënyrë që të vërtetohen detajet rreth sulmit dhe si ka ndodhur, transmeton "Tajms of Israel.

"Si ushtri profesionale e përkushtuar ndaj ligjit ndërkombëtar, ne jemi të angazhuar për kontroll të plotë dhe transparent të operacioneve tona", ka thënë Hagari.

Ai ka thënë se Mekanizmi për kontrollin e fakteve të IDF-së, një organ i pavarur ushtarak përgjegjës për hetimin e incidenteve ushtarake do të hetojë rrethanat rreth sulmit.

Zëdhënësi i IDF-së, madje ka thënë se ushtria izraelite disa muaj ka punuar ngushtë me WCK-në për të ofruar ndihmë për njerëzit e Rripit të Gazës dhe ka vënë në dukje se kjo organizatë është një nga të parat që i ka ofruar ndihmë Izraelit pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

"Puna e WCK është kyçe, ata janë në vijën e parë të luftës për njerëzimin. Do të zbulojmë se çfarë ka ndodhur dhe do t'i ndajmë gjetjet", ka thënë Hagari.

WCK kumtoi sot se shtatë nga punëtorët e saj u vranë gjatë sulmit të mbrëmshëm ndaj automjetit të tyre në qendër të Gazës, pasi ndihmuan të vendoset ushqim dhe furnizime të tjera në Gazën veriore që kishin arritur disa orë më parë dhe se organizata ka pezulluar operacionet e saja në rajon.

Sipas mediave në mesin e viktimave ka një shofer palestinez dhe punonjës humanitarë nga Australia, Britania e Madhe, SHBA, Kanadaja.

foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR