Gzim Dauti u zgjodh kryetar i degës së PDSH- Bogovinë
- Kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së në Bogovinë ka mbajtur mbledhje në prani të kuvendarëve të degës si dhe përfaqësuesve të strukturave më të larta partiake.
- Post By Fami Bajrami
- 07:38, 2 shkurt, 2026
Shkup, 2 shkurt 2026
Kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së në Bogovinë ka mbajtur mbledhje në prani të kuvendarëve të degës si dhe përfaqësuesve të strukturave më të larta partiake.
Me votë unanime, për kryetar të degës së PDSH-së në Bogovinë u zgjodh Gzim Dauti.
Dauti falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke u zotuar se do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të degës, rritjen e aktivitetit politik dhe përfaqësimin dinjitoz të interesave të qytetarëve të Komunës së Bogovinës.
“Zgjedhja e kryetarit të ri paraqet një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit organizativ të PDSH-së dhe përgatitjes së saj për sfidat e ardhshme politike”, thonë nga Sekretariati për informim i PDSH-së.
Partia Demokratike Shqiptare