• e hënë, 23 dhjetor 2024

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska në Takimin vjetor të FMN-së dhe BB-së

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska në Takimin vjetor të FMN-së dhe BB-së

Shkup, 22 tetor 2024 (MIA) - Delegacioni i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, do të marrë pjesë në Takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionit të Bankës botërore (BB), të cilat do të mbahen gjatë kësaj jave në Uashington, SHBA. Në përbërjem e delegacionit të Bankës Popullore është edhe zëvendësguvernatorja, Emilia Nacevska. Në kuadër të Takimeve vjetore, guvernatorja Angelovska-Bezhoska dhe zëvendësguvernatorja Nacevska do të mbajnë takime me përfaqësues të lartë të FMN-së dhe BB-së, si dhe me përfaqësues të institucioneve të tjera financiare ndërkombëtare.

 "Gjendjet dhe sfidat ekonomike nga disa kriza në periudhën e kaluar, projeksionet ekonomike, politika monetare, angazhimet për mbështetjen e financimit të gjelbër dhe për t'u marrë me ndikimin e ndryshimeve klimatike janë pjesë e temave që do të diskutohen në takimet e planifikuara të punës me zëvendësdrejtorin e përgjithshëm të FMN-s, Bo Li, drejtorin e FMN-së për Evropë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-s, Poll Hilbers dhe drejtorin ekzekutiv alternativ, Luk Drese, si dhe me Zheron Klik, i cili do ta marrë funksionin e drejtorit ekzekutiv të FMN-së dhe Marniks van Raj, i cili do ta marrë  funksionin e drejtorit ekzekutiv alternativ. Delegacioni i Bankës Popullore, i udhëhequr nga guvernatorja, do të realizojë takim edhe me përfaqësues të departamenteve të statistikave dhe të tregjeve monetare dhe të kapitalit në Fondin Monetar Ndërkombëtar, në të cilat do të ndahen të arriturat dhe rezultatet e bashkëpunimit të suksesshëm të ndërsjellë", njoftuan nga Banka Popullore. 

 Delegacioni, siç thuhet në njoftim, do të realizojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, gjegjësisht me Antonela Basani, nënkryetare e Bankës Botërore, Shaoçing Ju, drejtoreshë e Bankës botërore për Ballkanin Perëndimorë dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për Konstituencën në të cilën është anëtare vendi ynë, Juxhin Rugenaat. Delegacioni i Bankës Botërore do të marrë pjesë edhe në takimin e rregullt të shteteve anëtare të Konstituencës. 

 Takimet vjetore të FMN-së dhe BB-së janë platformë në të cilën njerëzit e parë  të bankave qendrorë dhe ministrat e financave nga vendet anëtare diskutojnë dhe bashkëpunojnë për një sërë temash thelbësore, si ulja e varfërisë, zhvillimi ekonomik ndërkombëtar dhe financat, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe forcimin e rezistencës dhe qëndrueshmërisë. qa/

Foto: Banka Popullore

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR