Guvernatori Sllaveski më 15 tetor në Uashington do ta nënshkruajë letrën e qëllimeve me të cilën vendi do të hyjë në sistemin e pagesave të menjëhershme
- Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski sot deklaroi se në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore që fillojnë më 15 tetor, do të nënshkruajë letrën e qëllimeve, me të cilën Maqedonia e Veriut do të hyjë në sistemin e pagesave të menjëhershme së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Shkup, 24 shtator 2025 (MIA) - Guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski sot deklaroi se në takimet vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore që fillojnë më 15 tetor, do të nënshkruajë letrën e qëllimeve, me të cilën Maqedonia e Veriut do të hyjë në sistemin e pagesave të menjëhershme së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
Ai theksoi se ky është edhe një hap drejt integrimit në sistemin e pagesave nga Bashkimi Evropian që do të jetë në dobi të qytetarëve dhe bizneseve të Maqedonisë së Veriut.
"Bëhet fjalë për sistem për pagesa të menjëhershme, për sistem në kohë reale që kryhet për disa sekonda, ku procesi i zgjidhjes nuk mbaron në orën 14 ose 15 por punon 24/7. Ky është një sistem i Bankës Qendrore Evropiane. BQE-ja ka autorizuar Bankën e Italisë për të zhvilluar një klon dhe ai klon ta ofrojë sistemin TIPS për vendet e Ballkanit Perëndimor. Serbia ka sistemin e vet brenda Bankës Qendrore dhe është jashtë këtij procesi. Në janar, katër nga pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nënshkruan letrën e qëllimeve. Delegacioni ynë ishte i pranishëm në Romë, por nuk di arsyet pse nuk u dha miratimi. Unë që nga momenti që mora detyrën kuptova përparësitë e këtij sistemi, realizuam konsultimet dhe e njoftuam Bankën e Italisë se jemi plotësisht të gatshëm të hyjmë në këtë proces", shpjegoi Sllaveski.
Më 1 korrik të vitit 2025 vendi edhe zyrtarisht u bë pjesë e Zonës së vetme të pagesave në euro (SEPA). Ky anëtarësim duhet të lehtësojë dërgimin dhe marrjen e parave nga jashtë, të ulë kostot e transaksioneve dhe të përmirësojë shpejtësinë dhe sigurinë e pagesave në euro. qa/
Foto: MIA