• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Gutresh: Bota po hyn në epokë të kaosit, ndarjet po e paralizojnë Këshillin e Sigurimit të KB-së

Gutresh: Bota po hyn në epokë të kaosit, ndarjet po e paralizojnë Këshillin e Sigurimit të KB-së

Nju-Jork, 7 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot paralajmëroi se bota po hyn në "epokë të kaosit" dhe se nevojiten reforma të rëndësishme, duke shprehur keqardhje për ndarjet që po e paralizojnë Këshillin e Sigurimit të KB-së.

Duke i prezantuar prioritetet për vitin 2024 para Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, Guteresh tha se qeveritë "i injorojnë dhe i minojnë vetë parimet e multilateralizmit, pa përgjegjësi".

"Këshilli i Sigurimit, instrumenti kryesor i paqes botërore, është bllokuar për shkak të të çarave gjeopolitike. kjo nuk është hera e parë të Këshilli i Sigurimit i KB-së të jetë i ndarë. Por kësaj radhe është më vështirë. Mosfunksionimi i tnaishëm është më i thellë dhe më i rrezikshëm", tha Guteresh.

Ai deklaroi se mekanizmat e vendosur gjatë Luftës së Ftohtë kontribuan për menaxhim me marrëdhëniet e super-fuqive, por se ato nuk ekzistojnë në botën e sotme multipolare "e cila po hyn në epokë të kaosit".

Këshilli i Sigurimit nuk mundi të reagojë ndaj sulmit rus në Ukrainë për shkak të vetos ruse, ndërsa tani nuk mund të marrim qëndrim unik për luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, sepse SHBA-ja po e bllokon çdo thirrje për ndërprerje të zjarrit.

Guteresh paralajmëroi për sulm të mundshëm izraelit tokësor ndaj Rafah, në kufi me Rripin e Gazës dhe Egjiptit, ku ndodhen qindra mijë palestinezë të zhvendosur.

"Aksioni i tillë dukshëm do ta përkeqësonte situatën, e cila tashmë është një makth humanitar, me pasoja të pallogaitshme rajonale", tha Guteresh, edhe njëherë duke bërë thirrje për "ndërprerje urgjente humanitare të zjarrit" dhe lirim të pengjeve. ab/

Foto: KS i KB-së

QËNDRONI TË LIDHUR