Gutereshi bëri thirrje për dërgim të shpejtë të misionit për mbështetje të sigurisë në Haiti
- - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ju bëri thirrje autoriteteve të Haitit që ta "përshpejtojnë zbatimin e plotë të qeverisë kalimtare" dhe shpërndarjen e shpejtë të misionit shumëkombësh të sigurisë në Haiti për përballjen me situatën e "tmerrshme", deklaroi sot zëdhënësi i tij.
- Post By Fitore Curri
- 21:34, 25 prill, 2024

Nju-Jork, 25 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh ju bëri thirrje autoriteteve të Haitit që ta "përshpejtojnë zbatimin e plotë të qeverisë kalimtare" dhe shpërndarjen e shpejtë të misionit shumëkombësh të sigurisë në Haiti për përballjen me situatën e "tmerrshme", deklaroi sot zëdhënësi i tij.
"Sekretari i përgjithshëm ju bën thirrje të gjitha vendeve - anëtare që të kujdesen që misioni shumëkombësh për mbështetje të sigurisë ta marrë mbështetjen financiare dhe logjistike që është e nevojshme për të patur sukses", tha zëdhënësi i KB-së, Dtefan Duzharik. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s