• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh paralajmëroi një "hap prapa" për të drejtat e grave

Guteresh paralajmëroi një

Nju-Jork, 8 mars 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh paralajmëroi sot për një "hap prapa" për të drejtat e grave, si në vendet e zhvilluara ashtu edhe në ato vendet në zhvillim.

“Në botë ekziston rreziku i një reagimi të ashpër për të drejtat e grave, ndërsa në disa raste një përmbysje e progresit të bërë si në vendet në zhvillim ashtu edhe në ato të zhvilluara”, paralajmëroi Guteresh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 marsit.

Sipas tij, derisa vazhdon ky ritëm, bota është “300 vjet larg barazisë së plotë për gratë”.

Guteresh akuzoi talebanët në Afganistan "ku gratë dhe vajzat janë të shkëputura nga pjesa më e madhe e sistemit arsimor, tregu i punës jashtë shtëpive të tyre dhe pjesa më e madhe e hapësirës publike”.

Shefi i KB-së dënoi gjithashtu ndikimin e konflikteve të armatosura dhe luftërave mbi gratë, duke përmendur "dëshmitarët për përdhunim dhe trafikim (të grave) në Sudan, dhunën seksuale dhe aktet e torturës gjatë sulmeve terroriste nga Hamasi në Izrael dhe raportet për dhunë seksuale kundër të burgosurve palestinezë".

“Edhe deri në vitin 2030, më shumë se 340 milionë gra dhe vajza do të jetojnë në varfëri ekstreme, 18 milionë më shumë burra dhe djem”, shtoi Guteresh. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR