Guteresh: Oqeanet nuk guxojnë të bëhen "Perëndim i egër"
- – Oqeanet nuk guxojnë të shndërrohen në “Perëndim të egër” ku speciet detare po zhduken, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, para delegatëve të konferencës ndërkombëtare për oqeanet që po mbahet në Nicë.
- Post By Fitore Curri
- 12:51, 9 qershor, 2025
Nicë, 9 qershor 2025 (MIA) – Oqeanet nuk guxojnë të shndërrohen në “Perëndim të egër” ku speciet detare po zhduken, deklaroi sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh, para delegatëve të konferencës ndërkombëtare për oqeanet që po mbahet në Nicë.
Këtë paralajmërim ai e dërgoi në një moment kur presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, dëshiron njëanshëm të fillojë aktivitete për zhvillim të depozitave të burimeve natyrore në ujërat ndërkombëtarë të Oqeanit të Qetë.
“Thellësitë e mëdha detare nuk mund të shndërrohen në Perëndim të egër. Shpresoj se do të mund ta kthejmë gjendjen, se do të mund ta zëvendësojmë grabitjen me mbrojtje”, shtoi Guteresh.
Pak para tij, presidenti francez Emanual Makron bëri thirrje për moratorium të shfrytëzimit të thellësive detare, me çka thirrja e tij deri më tani është mbështetur nga tridhjetë vende.
Në Konferencën e KB-së për oqeanet në Nicë, e cila do të zgjasë deri të premten, marrin pjesë liderë dhe përfaqësues të 130 vendeve. Tema kyçe në diskutimet janë ndotja e oqeaneve me plastikë, zgjerimi i zonave të mbrojtura detare në ujërat ndërkombëtare dhe minierat kontroverse të mineraleve në det të thellë.
Franca dhe Kostarika janë nikoqire të ngjarjes. fc/
Foto: EPA