• e premte, 22 nëntor 2024

Guteresh: Ofenziva izraelite në Rafah do të ishte përshkallëzim i padurueshëm i situatës

Guteresh: Ofenziva izraelite në Rafah do të ishte përshkallëzim i padurueshëm i situatës

Nju-Jork, 30 prill 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot paralajmëroi se ofenziva ushtarake izraelite ndaj qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës, do tl jetë përshkalëzim i padurueshëm i ssituatës në rajon.

"Një sulm ushtarak ndaj qytetit Rafah do të paraqiste përshkallëzim të paduruehsëm, sepse edhe mijëra civilë do të vriteshin, ndërsa qindra mijë njerëz do të duhet të ikin", deklaroi Guteresh para gazetarëve në KB, duke kërkuar nga autortetet izraelite të mos e bëjnë atë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu paraprakissht sot deklaroi se planifikon ta sulmojë qytetin Rafah pa dallim nëse do të arrihet marrëveshje për ndërprerje të zjarrit me lëvizjen palestineze Hamas apo jo.

Guteresh, gjithashtu, shprehi shqetësim të thellë për shkak të zbulimit të varrezave masive në dy spitalet kryeosre në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për hetim të pavarur.

"Imperativ është hetuesit e pavarur ndërkombëtarë të marrin leje për qasje të drejtpërdrejtë drejt lokacioneve në mënyrë që të konstatohen rrethanat e sakta në të cilat palestinezët i humbën jetët dhe u varrosën", tha sekretari i përjgithshëm i KB-së. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR