• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Guteresh e dënoi sulmin në pjesën veriore të Gazës

Guteresh e dënoi sulmin në pjesën veriore të Gazës

Nju-Jork, 29 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guteresh sot e dënoi incidentin vdekjeprurës në pjesën veriore të Gazës, “në të cilin më shumë se 100 njerëz u vranë ose u plagosën përderisa pritnin ndihmë për shpëtimin e jetës”, deklaroi zëdhënësi i tij Stefan Duzhariq.

"Banorët e dëshpëruar të Gazës kanë nevojë për ndihmë urgjente, duke përfshirë edhe ata në veriun e rrethuar, ku për më shumë se një javë OKB-ja nuk ka qenë në gjendje të dorëzojë ndihma," tha Duzhariq.

Shtoi se Guteresh po bën përsëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar dhe lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR