Guteresh bën thirrje për përmbajtje maksimale pas sulmit iranian ndaj Izraelit
- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh mbrëmë, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, kujtoi se aktet e hakmarrjes që përfshijnë përdorimin e forcës janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të punojnë në atë që Teherani të përgjigjet para OKB-së.
Nju-Jork, 15 prill 2024 (MIA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh mbrëmë, pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, kujtoi se aktet e hakmarrjes që përfshijnë përdorimin e forcës janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan se do të punojnë në atë që Teherani të përgjigjet para OKB-së.
Guteresh, duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u tha vendeve anëtare se Karta e OKB-së ndalon përdorimin e forcës kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të çdo shteti dhe dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe paralajmëroi për rrezikun e përshkallëzimit të mëtejshëm.
Irani të shtunën në mbrëmje nisi një sulm me një numër të madh dronesh dhe projektila ndaj Izraelit, si hakmarrje ndaj një sulmi izraelit në konsullatën iraniane në Damask, në të cilin e humbën jetën shtatë oficerë të Gardës revolucionare. Ky ishte sulmi i parë i drejtëpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit nga territori i tij në histori.
Zëvendës ambasadori i SHBA-së në OKB Robert Vud i kërkoi organit 15 anëtarësh që të dënojë pa mëdyshje sulmin e Iranit, duke thënë se është detyra e Këshillit të Sigurimit të mos linte veprimet e Iranit të mbesin pa përgjigje.
"Në ditët në vijim, ndërsa në marrëveshje me vendet e tjera anëtare, SHBA-ja do të shqyrtojë masa shtesë për ta mbajtur Iranin përgjegjës këtu në Kombet e Bashkuara," tha Vud, pa specifikuar se çfarë hapash do të ndërmarrë Uashingtoni.
"Më lejoni të jem i qartë - nëse Irani ose ndihmësit e tij ndërmarrin veprime kundër SHBA-së ose veprime të mëtejshme kundër Izraelit, Irani do të jetë përgjegjës," theksoi ai.
Teherani dje kumtoi se sulmi ishte hakmarrje për “krimet izraelite”, përkatësisht sulmin ndaj konsullatës iraniane në Damask, ndërsa Izraeli as e konfirmoi dhe as nuk e mohoi përgjegjësinë për atë sulm.
Nga ana e tij, ambasadori i Iranit në OKB, Amir Said Iravani, theksoi se veprimi i vendit të tij ishte i domosdoshëm dhe proporcional dhe tha se, megjithëse Teherani nuk kërkon përshkallëzim apo luftë në rajon dhe nuk synon të hyjë në konflikt me SHBA-në, e konfirmon të drejtën e vet të vetëmbrojtjes. "Nëse SHBA-ja nis operacione ushtarake kundër Iranit, qytetarëve të tij ose sigurisë dhe interesave të tij, Irani do të ushtrojë të drejtën e tij për t'u përgjigjur në mënyrë proporcionale," tha ai.
Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, në takimin e akuzoi Iranin për shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe lëshoi një video në tabletë që, siç tha, tregonte Izraelin duke penguar dronët iranianë mbi xhaminë al-Aksa të Jerusalemit, një nga vendet më të shenjta të Islamit. ls/
Foto: EPA