Gundogan: Dëshiroj ta kthej Barcën në krye të Evropës
- Kampioni spanjoll i futbollit Barcelona e promovoi lojtarin e ri, Ilkaj Gundogan.

Barcelonë, 19 korrik 2023 (MIA) – Kampioni spanjoll i futbollit Barcelona e promovoi lojtarin e ri, Ilkaj Gundogan.
Ai në prezentim foli për ambiciet në ambientin e ri.
"Dëshiroj ta kthej Barcën në krye të Evropës. Mundësia për t'iu bashkuar këtij ekipi është burim i krenarisë dhe nderit. Liga e Kampionëve është magjike, turne shumë i veçantë. Ekziston një linjë e hollë midis rënies dhe avancimit, por ekipi ynë është i aftë të luftojë dhe të përpiqet të arrijë sa më larg. Jam përpjekur disa vjet që ta fitoj Ligën e Kampionëve në Mançester Siti. Para disa muajsh, përfundimisht e kuptova se si duhet. Shpresoj se kjo përvojë do të më mundësoj t'i ndihmoj Barcelonës në pushtimin e fronit evropian", tha Gundogan.
Përveç në Siti, Gundogan ka luajtur edhe për Borusia Dortmund, Nirnbergun dhe Bohumin.
Foto:EPA